
Sot starton faza e dytë e kampionatit shqiptar, me Superioren që do të luajë ndeshjet e javës së 10-të.
Në orën 14:00, do të luhet sfida mes Kukësit dhe Vllaznisë. Verilindorët kanë treguar një formë në rritje në javët e fundit dhe do të kërkojnë rezultat pozitiv në shtëpi.
Në krahun tjetër, shkodranët duan fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe objektivi i vetëm janë 3 pikët.
Tre orë më vonë, luhet edhe sfida e dytë për sot. Erzeni përballet me Laçin në stadiumin “Arena e Demave”.
Të dyja ekipet vijnë pas humbjeve dhe do të kërkojnë me çdo kusht kthesën. Pritet një sfidë e bukur dhe e luftuar, ashtu siç ishte edhe e para që u mbyll në barazim 3-3.
Të dy këto përballje, do të transmetohen në ekranin e MCN 24.



