Eda Grimci, kryetare e Degës 9, PD Tiranë, thotë se PD është parti e mendimit të lirë, e cila reformohet përmes lëvizjeve që nisin brenda strukturave të saj. Në studion e MCN Informacion, ajo tha se është anëtarësia ajo që vendos.
Dega jonë është mbledhur të paktën 6 herë që prej zgjedhjeve. Mbledhja e degës është kompetencë e çdo kryetari dege. Ne kemi bërë analizë dhe kemi kërkuar të shohim kush ishin problematikat brenda nesh. Nuk e kemi pritur çfarë do të sillte raporti i OSBE-ODIHR. Kam qenë unë që kapa trenin bullgar në njësinë 9 apo fletët e votimit me tjetër ngjyrë. Nuk e kuptoj pse duhet të bëjmë një analizë kur një të tillë e bëjmë në çdo takim.
Në 34 vite, askujt në PD nuk i është mohuar të thotë mendimin e lirë. Gjithsecili ka shprehur mendimin e vet. Janë disa problematikat që ne kemi. Ne kemi kaluar në një proces shumë të rëndë ndarjeje dhe përçarjeje të partisë. Kur ne kërkuam që Basha të largohej, e kërkuam këtë brenda forumeve. Nuk e kërkuam jashtë forumeve, nuk e kërkuam nga qytetarët. Në PD vendos anëtarësia.
Grimci tha se pakënaqësia në radhët e PD vjen nga opozitarizmi 12-vjeçar.
Përfshirja e aleatëve në lista ka qenë problem për mua. Unë vij nga terreni dhe e di sa vota sjellin partitë aleate.
Por pakënaqësia vjen nga opozitarizmi i gjatë. Në PD nuk mungon fryma, duhet një mënyrë e re organizimi dhe komunikimi.
Duke u ndalur te lëvizja që ka nisur së fundmi Ervin Salianji, Grimci tha ndryshe nga sa janë etiketuar në media, ata që janë mbledhur rreth tij nuk janë më të votuarit.
Është trumbetuar si lëvizja e më të votuarve. Nuk është e vërtetë. Përveç zotit Kadiu, askush prej tyre nuk ka marrë. Alimehmeti është i gjashti, ka qenë pas Klevis Balliut dhe Grigels Muçollarit.
Zoti Kadiu në Kavajë ku u konceptua se nuk mund të përfaqësohet qarku i Tiranës me votimin e Kavajës. Vota në primare ishte një nga kriteret, por nuk ishte i vetmi. Kishte edhe kritere të tjera.
Këto janë takime private, axhenda është personale. Riorganizimin e PD e bëjnë anëtarët. Riorganizimi kërkohet në struktura dhe bëhet brenda tyre.



