“Amerikanët e mundën përfundimisht Berishën. A do të jetë kjo eksperiencë për Edi Ramën?”

“Amerikanët e mundën përfundimisht Berishën. A do të jetë kjo eksperiencë për Edi Ramën?”

Pas marrëveshjes së arritur mes Edi Ramës me kryedemokratin Lulzim Basha, avokati Spartak Ngjela me anë të një statusi në “Facebook” e ka komentuar për të disatën herë këtë situatë.

Ai shkuar se Amerika e mundi përfundimesh Sali Berishën dhe se “Republika e Re u fashit pa dalë ende në pahun e kohës.

Ajo ishte një foshnje që lindi e vdekur”.

Ndërsa nga ana tjetër ai thekson se tani të shikojmë se çfarë do të bëje Edi Rama.

Statusi i plote

Republika e Re u fashit pa dalë ende në pahun e kohës.
Ajo ishte një foshnje që lindi e vdekur.
Ishte marrëzia e fundit e korrupsionit të trembur.
l.
Gjithë ajo zallamahi e ngritur në ajër për një progres të shpejtë të demokracisë në Shqipëri me “themelimin e një Republike të Re”, ishte një ndërmarrje e kotë. Si përherë: kotësia ka qenë natyra kryesore e politikës shqiptare në 100 vjet; por në këta njëqind vjet kotësi, vaniteti Berisha, ka qënë më qesharaku.
Gjithsesi kotësia ishte ajo që u pa sërish bashkë me Lulzimin dhe Çadrën e tij në tre muaj rresht në Tiranë. Kjo ishte një çoroditje pa objekt: të gjithë duhej të sakrifikoheshin për të shpëtuar Saliun nga ndëshkimi penal, me një revolucion.
Në fakt Saliu donte të frikësonte politikën amerikane me destabilizimin e Shqipërisë , dhe kjo shkoi kështu deri te protesta qesharakë e para disa ditëve, që në fakt e fundosi vetë Saliun.
Sali ziu nuk e njeh politikën, sepse Xhon Foster Dallesi na ka thënë: “luftën duhet ta çojmë deri në zgrip, por të mos ta shpallim”.
ll.
Saliut i shkoi mendja se do ta bllokonte politikën amermkane kundrejt antikorrupsionit në Shqipëri, me forcën që mendoi se do t’i jepte “revolucioni” i tij, me kërcënimin për destabilitet. Sulmoi në një mënyrë primitive ambasadorin amerikan. Krijoi shpifje guvernatorësh, dhe humbi në arsyen e mjerimit politik: krijoi portalet antiamerikane në Shqipëri, njëlloj si në vitin 1997.
U rropat në dy vjet dhe mendoi se mund të gënjente opinionin publik shqiptar me faktin e ndërrimit të ngjyrës politike në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Me këtë lloj loje të strukturuar provincialisht keq, Berisha mendoi se mund të hidhte në sulm të gënjyerit injorantë, një pjesë e mirë e të cilëve e besoi.
Ky ishte realisht kontigjenti i destabilizimit të Shqipërisë. Dhe, më së shumti, shpresën e pati te fqinjët.
Por e harroi dërkaq forcën e politikës amerikane kundër tij.
lll.
Kur ligësia e individit bashkohet me mungesën e arsyes së shëndoshë, viktima është mbartësi i ligësisë. Një ligësi e gjatë kundër shoqërisë së vet do të kishte një fund për Berishën. Fundi ishte pardje kur amerikanët ia vunë në tryezë të gjitha; ia thanë hapur se çfarë do bënin kundër tij nëse nuk hynte në Parlament dhe të votonte vetingun.
Amerika e shpëtoi dhe një herë Shqipërinë nga kërcënimi i grabitëqarëve të vet historikë
Ata tani humbën përfundimisht, bashkë me Saliun, dhe sot gjithçka është mbyllur për të:
Lulëzimi dështoi.
Shqiptarët e braktisën masivisht Berishën para disa ditësh ; por e ka irrituar tejë mase politikën amerikane.
Amerikanët që kanë tash 20 vjet në luftë me të, tani e mundën përfundimisht.
A do të jetë kjo eksperiencë për Edi Ramën?
Kjo pritet për t’u parë.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy