“Të mos vihet në dyshim sovraniteti i Greqisë!”/ Kancelari Scholz mesazh Erdoganit nga Athina

“Të mos vihet në dyshim sovraniteti i Greqisë!”/ Kancelari Scholz mesazh Erdoganit nga Athina

Kancelari gjerman Olaf Scholz dënoi të enjten qëndrimin e Turqisë që vë në pikëpyetje sovranitetin e Greqisë mbi ishujt e saj në Egje.

"Nuk është e pranueshme që një aleat i NATO-s të vërë në dyshim sovranitetin e dikujt tjetër," tha ai gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis pas takimit të tyre në Athinë, pa e përmendur Turqisë.

Scholz tha se dallimet midis Greqisë dhe Turqisë "mund të zgjidhen përmes dialogut dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare", duke shtuar se "marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme jo vetëm për të dy vendet, por për Evropën dhe aleancën transatlantike në tërësi".

Mitsotakis kishte kritikuar më herët retorikën agresive të Turqisë duke thënë se lufta e vazhdueshme e Rusisë në Ukrainë nuk la vend për më shumë tensione në Evropë.

“Nuk ka vend për burime të tjera, të panevojshme tensioni. Ishujt grekë nuk kërcënojnë askënd”, tha ai, duke shtuar se “fqinjët tanë shpresojmë të zgjedhin rrugën e de-përshkallëzimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy