
Të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve kamikaze që kanë shënjestruar kryeqytetin e Ugandës, Kampala.
Dy nga viktimat janë policë, ndërsa nga të plagosurit, 5 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Tre motoçiklistë u vetëvranë duke përdorur bomba pranë parlamentit dhe zyrave qendrore të policisë. Numri i personave të vdekur ka gjasa të rritet, ndërsa shpërthimi la pas pjesë trupash të shpërndara nëpër rrugë.
Sulmet kamikaze ndodhën në një hark kohor prej tre minutash nga njëri-tjetri. Bomba të tjera janë gjetur në pjesë të ndryshme të qytetit, kanë deklaruar autoritetet. Një kamikaz i katërt është arrestuar dhe është marrë një jelek shpërthimi.



