Lufta si lojë/ Një baba si Guido Orefice nën bombat që godasin Sirinë (VIDEO)

Lufta si lojë/ Një baba si Guido Orefice nën bombat që godasin Sirinë (VIDEO)

Një baba që të kujton Roberto Benigni-n në filmin “Jeta është e bukur”. Por ngjarjet nuk zhvillohen në një kamp përqendrimi të Luftës së Dytë Botërore.

Në Idlib, ndërsa bombat bien pa pushim, një baba ka shpikur një lojë për vajzën e tij të vogël 4-vjeçare, Selva.

Që ajo të mos frikësohet, njësoj si Guido Orefice në filmin më të famshëm të Benignit, babai i thotë të bijës se bombat janë pjesë e një loje.

Dhe sa herë dëgjojnë zhurmën e një bombe, ata qeshin.

Videoja në të cilën shihet babai Abdullah Muhamed dhe vajza e tij e qeshur është bërë virale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy