Topollaj: Buxheti i Bashkisë Tiranë, trajtohet si karburant elektoral nga Veliaj. Fonde të keqpërdorura (VIDEO)

Topollaj: Buxheti i Bashkisë Tiranë, trajtohet si karburant elektoral nga Veliaj. Fonde të keqpërdorura (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Fabian Topollaj, njëherazi përfaqësues i partisë Bindja Demokratike, thotë se Bashkia Tiranë ka monopolizuar gjithë pushtetet në duart e kryetarit, aq sa Këshilli Bashkiak ka dalë në një rol dytësor dhe është kthyer në një noter të vendimeve të kryetarit të bashkisë.

Ai tha në studion e MCN Live, se ndërkohë që Këshilli Bashkiak ka rolin e diskutuesit dhe konsultuesit për vendimit, ka të rëndësishme ka votën, ka dhe diskutimin e akteve.

Topollaj shtoi se ka rreth 4 vite, edhe për shkak se Këshilli Bashkiak është një ngjyrësh, për faj të partive opozitare të asaj kohe që menduan se shpikën rrotën, duke mos hyrë në zgjedhje, kanë bërë që të gjithë pushtetet të përqendrohen në duart e një partie.

Sipas tij, buxheti nuk hartohet dhe nuk miratohet sipas procedurave të miratuara në ligj, por se buxheti duhet të hartohet në konsultim me qytetarët.

Rregulli është që muaj më parë, kryetari i bashkisë duhet të hartojë konsultimin me projektbuxhetin me qytetarët. Edhe në Këshillin Bashkiak, iu është prezantuar anëtarëve të tij vetëm pak ditë para se të miratohej.

Ky është shpërdorim i pastër detyre dhe Këshilli Bashkiak thuajse nuk e ka diskutuar fare. Jam njohur vetëm disa ditë para se të kalonte në Këshill Bashkiak, kjo mënyrë funksionimi antiligjore, është kthyer në rrugë.

Këshilli Bashkiak i Tiranës, është i vetmi institucion që nuk u mblodh për një vit e gjysmë, me justifikimin e pandemisë. Dhe mbledhjet dhe votimit bëheshin me email, duke hequr mundësinë e diskutimit.

Këto akte mund të rrëzohen në gjykatë, vetëm se nuk janë diskutuar. Në pandemi dhe arsimi fillor zhvillonte mësim me Zoom, Këshilli Bashkiak nuk bëri asnjë mbledhje të tillë, se Erion e Veliaj e konsideron veten si noter.

Është bërë traditë nga ana e Erion Veliaj, që buxheti trajtohet si një karburant elektoral nga ana e Erion Veliaj, për të kuptuar se funksionon kështu, mjafton të ndajmë zërat.

Në total buxheti i Bashkisë Tiranë është 28.8 miliardë lekë, rreth 280 milionë dollarë dhe shpenzimet janë të ndara në mënyrë të barabartë mes pagesave personelit, vetëm 1/3 e tij shkon për investime që shkon për qytetarët.

90 milionë dollarë shkojnë për të paguar vetëm stafet e Bashkisë Tiranë, është një shumë e frikshme në vit. I bie të ketë më shumë se 13 mijë punonjës Bashkia Tiranë. Administrata ështëë shumë e fryrë, se janë një makineri e madhe elektorale.

Shpenzimet operative janë rreth 90 milionë dollarë të tjera është një shifër jashtëzakonisht e lartë dhe vetëm 1/3 rreth 90 milionë dollarë janë investime.

Plus 85 milionë dollarë nuk janë shpenzuar buxhetin e kaluar, futemi në faktin se Bashkia Tiranë, i keqpërdor këto fonde. Se janë fonde që janë kaluar të shpenzohen këtë vit.

Reflekton keqmenaxhim të fondeve në mënyrë shumë të hapur dhe skandaloze. Buxheti i Bashkisë Tiranë, nuk është në fokusin e diskutimit publik.

I pyetur se sa social është ky buxhet, Topollaj deklaroi se është buxhet shumë i madh dhe ka zëra për të gjithë, por problemi është si menaxhohet dhe nëse shkojnë lekët aty ku janë nisur apo nëse rrjedhin rrugës.

Ai deklaroi se Bashkia Tiranë është një nga institucionet më pak konkurruese për mënyrën se si shpërndan lekët apo shpërndan tenderat dhe se është institucioni që ka më pak konkurrencë për shpërndarjen e fondeve dhe se të gjithë tenderat fitohen afër fondit limit, çka sipas tij janë të tendera të paracaktuar dhe kjo gjë tregon korrupsionin.

Topollaj tha se Bashkia Tiranë për këtë vit pritet të japë 25% më shumë leje ndërtimi, duke dëmtuar qytetin në afatgjatë.

Projektet strategjike të Bashkisë Tiranë shtrihen në vite dhe nëse vëmë re diçka, është se janë të njëjtat projekte që janë prezantuar për Këshillin Bashkiak në 4-5 vite dhe janë të njëjtat projekte të pambyllura ndër vite si Teatri Kombëtar, Piramida, Kampusi Universitar, Tirana Policentrike, Zgjerimi i Lumit Lana, Unazat e Tiranës Zona e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik- Teda, dhe Rindërtimi.

Vetëm Piramida është duke u zhvilluar dhe jo me fondin e Bashkisë Tiranë, ndërsa Kampusi Universitar që mendohet të ndërtohet në afërsi të Qytetit Studenti ka mbetur një projekt në letër dhe nuk është dhënë ende asnjë lekë për të që ai të mund të fillonte.

Topollaj deklaroi se Bashkia Tiranë shpërndan vetëm fondet e ndihmës sociale, por se janë ulur në mënyrë drastike numri i familjeve përfituese dhe se ky fond ka mbetur në të njëjtën vlerë.

Sa i takon çështjes së projektit për Ujësjellësin, Topollaj shtoi se ky është një nga shërbimet kryesore që financohet me para nga buxheti i bashkisë, pavarësisht se është një ndërmarrje tregtare që prodhon vetë para.

Sipas tij, ndonëse ndihmohet vazhdimisht nga buxheti me fonde të bollshme, vihet re se Tirana është ende shumë larg nga zgjidhja e çështjes së ujit të pijshëm.

Uji dhe dritat janë elementë bazë dhe është turp që ne vijojmë diskutojmë për to. Problem janë ujërat e zeza dhe kam përshtypjen se Tirana është i vetmi vend në rajon që nuk ka një impiant për përpunimin e ujërave të zeza.

Për kreditë e buta, ku rreth 1 mijë kredi të buta do të jetë për të gjitha çiftet e reja, tha se është një projekt që ka nisur shumë vite më parë, që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike dhe që lidh bashkitë me bankat, ku qytetarët paguajnë principalin dhe bashkia subvencion pjesën më të madhe të interesave.

Ai e cilësoi si një projekt shumë të suksesshëm, si një ndihmë të madhe për çiftet e reja që kanë nevojë të blejnë një shtëpi.

Nëse pret surpriza nga qytetarët teksa kemi hyrë në një vit elektoral, Topollaj shtoi se dëshiron që vota e qytetarëve të jetë plurale në mënyrë që Këshillat Bashkiak të jenë plural dhe t’i bëjnë presion kryetarit të bashkisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy