
Kapllan Sulaj, dekani i Universitetit Bujqësor tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se rastet e ndalimit të kamionëve me produkte bujqësore në disa vende të BE për shkak të përdorimit të lartë të pesticideve janë sporadike. Sipas Sulajt në Shqipëria ka prodhohen produkte të sigurta dhe se nuk mund të panikosen të gjithë njerëzit.
Këto janë raste sporadike. Ne vijojmë të eksportojmë në BE fruta dhe perime. Rastet kur do kemi gjetje e pesticideve mbi normat e lejuara, apo TË atyre që nuk lejohen do të kemi masa bllokuese.
Pavarësisht kësaj situate që kemi rastet e eksporteve, jam i sigurt që Shqipëria si vend mesdhetar, si vend që ka klimë të favorshme për prodhimin e frutave dhe perimeve prodhon dhe në mënyrë të sigurtë. Kemi produkte të mira dhe të sigurta dhe nuk duhet të përhapim panik se gjithçka në sektorin e bujqësisë është jashtë standardit. Kemi ferma dhe njësi përpunimi që aplikojnë teknologji për përparuara dhe arrijnë të përmbushin standardet qoftë dhe ato të BE.
Fakti që kemi kompani që eksportojnë në BE dhe nuk kanë masa shtrënguese ët BE,. tregojnë që ne prodhojmë në mënyrë të sigurtë.



