Protesta te Unaza e Re, Basha: Nesër nisim rezistencën, banorët t’i bashkohen protestës së studentëve (VIDEO)

Protesta te Unaza e Re, Basha: Nesër nisim rezistencën, banorët t’i bashkohen protestës së studentëve (VIDEO)

Ka nisur pasditen e sotme protesta te “Unaza e Re” në Tiranë, ku banorët janë vendosur në të dyja asket e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Në ditën e 46, banorët vazhdojnë të kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja”, te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta.

Banorëve iu bashkua edhe lideri i demokratëve Lulzim Basha i cili i ka bërë thirrje qytetarëve që nesër t’i bashkohen protestës së studentëve përpara kuvendit, si e vetmja mënyrë për të rrëzuar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

Basha ka folur për nisjen e një rezistence kundër pushtetit të të majtëve, rezistencë e cila duhet të nisë që nga nesër në ambientet përballë kuvendit.

“E patë si ishte katandisur sot Edi Rama në Vlorë. E ka kuptuar se askush nuk ia blen më gënjeshtrat. Nuk e beson më askush. Kanë vendosur të mos negociojnë sepse e kanë kuptuar se ky o do përpiqet t’i blejë negociatorët ose do i mashtrojë. 60 mln euro është afera Veliaj-Bego. 200 familje të nxirren në rrugë që të pastroheshin 60 mln euro të drogës e krimit. Shteti ka rënë, gjykata kushtetuese ka rënë, prokuroria ka rënë. E vetmja rrugë është ajo e përballjes. Iu bëj thirrje qytetarëve të bashkohen nesër me studentët masivisht para Kuvendit, të nisim nga nesër rezistencën”, deklaroi Basha.

Lidhur me denoncimin e PD-së më herët gjatë ditës së sotme, se është ndryshuar plani i bashkisë së Tiranës për Unazën e Madhe në mënyrë që Emond Bego të përfitojë leje ndërtimi, Basha tha pas gjithë këtij skeme fshihet kryeministri Rama.

Ndërkohë banorëve iu bashkuan edhe ata të “Bregut të Lumit”, të cilët zhvilluan më herët një tjetër protestë. Deputetë të opozitës ishin gjithashtu në mbështete të protestës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy