Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK me kërkesë të prokurorit Olsi Dado.
Në hyrje të Prokurorisë së Posaçme ai ka shmangur pyetjet e gazetarëve të cilët i kanë thënë nëse po shkon te “kolegët” e tij.
“Gëzuar festat dhe vit të mbarë”, tha Veliaj duke hyrë në SPAK.

Pasditen e së hënës bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa dëshmoi për tre orë në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni mbi hetimin pasuror të nisur prej afro një viti ndaj Veliajt dhe vëllait të tij, Arbër Veliaj.
Rreth dhjetë ditë më parë Ajola Xoxës iu sekuestrua telefoni. Veliaj e ka kundërshtuar kontrollin e pak javëve më parë të banesës të tij dhe të të vëllait Arbër Veliaj, e po ashtu edhe në zyrat e qendrës “Harabel” që administrohet nga Ajola Xoxa.



