Familjarët marrin trupin e Klodian Hysës, ekspertët: Ja si ndodhi vrasja

Familjarët marrin trupin e Klodian Hysës, ekspertët: Ja si ndodhi vrasja

Trupi i Klodian Hysës, shqiptarit që u vra pak ditë më parë nga policia në Itali, mbërrin sot në Shqipëri. Ekspertët kanë kryer autopsinë dhe prokuroria ka lejuar familjen e 35-vjeçarit të marrë trupin e tij.

Ai u plagos më 24 shkurt me një armë zjarri që u shkrep nga një oficer policie dhe ra në koma ku vdiq të hënën në oren 16:00, kur mjekët i hoqën aparaturat që e mbanin gjallë. Ende po vijojne hetimet nga ana e Prokurorisë dhe sot ekspertët balistikë, avokati së bashku me një inxhinier, kanë kryer auditime në makinen tip “Fiat” që po ngiste 35-vjeçari në momentin e ngjarjes.

Sipas tyre, plumbi ka goditur fillimisht një pjesë të makinës e më pas ka bere nje trajektore duke e plagosur shqiptarin në pjesën e prapme të qafës, pranë kokës. Për atë që ka ndodhur në Monte San Giusto, prokurorët hapen një dosje për vrasje për vetëmbrojtje kundrejt policit, shkruajne mediat italiane. Shqiptari kishte kryer nje grabitje dhe u ndalua nga nje patrulle te ciles nuk iu bind per te ndaluar. Polici italian e qelloi ne perpjekje per te shpetuar se mos shqiptari e perplaste me makine. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy