Tërmet gjatë mesnatës në Kosovë 

Tërmet gjatë mesnatës në Kosovë 

Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.9 janë regjistruar gjatë mesnatës në Kosovë. Sipas Qendrës sizmiologjike EMSC, lëkundjet u ndien në Prizren rreth orës 2:00. 

Shemsi Mustafa, udhëheqës i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, ka njoftuar në Facebook se epiqendra e këtij tërmeti ishte  15 km në jugperëndim të Prizrenit,  15 km në verilindje të Kukësit,  në fshatin Vërmicë.

"Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët,  njëherësh ky termet dëshmon për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive e cila në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë më të madhe, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë", ka shkruar Mustafa.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy