Brnabiç: Bashkëpunimi me autoritetet e reja në Kosovë varet nga ta, e gatshme të flas me Albin Kurtin

Brnabiç: Bashkëpunimi me autoritetet e reja në Kosovë varet nga ta, e gatshme të flas me Albin Kurtin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se është e gatshme që të ulet në tryezën e diskutimeve me Albin Kurtin, pasi sipas saj raportet Kosovë-Serbi dhe implementimi i marrëveshjeve të Brukselit kërkojnë bashkëpunim.

Sipas kryeministres Ana Brnabiç, zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, çështja e tarifave dhe marrëdhëniet me serbët në Kosovë, do të varen nga institucionet e reja në Prishtinë,  por gjithashtu shprehu gadishmërinë që të flasë edhe me Albin Kurtin për këto, raporton Blici serb.

E pyetur rreth raporteve që do t’i kenë me qeverinë e re të Republikës së Kosovës të përbërë nga LDK dhe Vetëvendosje, Brnabiq ka thënë se bashkëpunimi do të vret fillimisht nga ajo se si Prishtina do të trajtojë serbët në Kosovë.

 “Jam e gatshme të flas me secilin, me qëllim të avancimit të pozitës së serbëve në Kosovë, përfshirë edhe Kurtin”, ka thënë Brnabiq.

 Ajo ka thënë se gjithmonë Serbia ka qenë e gatshme të flasë dhe të bashkëpunojë, përfshirë edhe temat e vështira.

Tutje ajo ka thënë se është e lumtur për unifikimin e serbëve në Kosovë dhe që Lista Serbe do t’i ketë 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Falë kësaj do të jemi faktor politik i fuqishëm në Kosovë sesa që kemi qenë më herët”, ka thënë Brnabiq.

 Kryeministrja serbe ka thënë tutje se qeveria e re do të duhet të heq taksën dhe të përmbush obligimet që ndërlidhen me BE’në dhe CEFTA’n.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy