Vala e të nxehtit, katër truke të zgjuara për t’iu mbajtur të freskët

Vala e të nxehtit, katër truke të zgjuara për t’iu mbajtur të freskët

Vala e të nxehtit e ditëve të fundit e ka bërë jetën e përditshme të padurueshme për shumë prej nesh. Nëse jeni duke kërkuar dëshpërimisht mënyra për t’u freskuar, lexoni katër këshilla për t’u ndihmuar të çliroheni nga nxehtësia ekstreme.

Hidhni ujë të ftohtë në kyçet tuaja

Mund të jetë që zgjidhja ideale në një ditë të nxehtë do të ishte të hidheni në një pishinë me ujë të freskët apo edhe të bëni një dush të ftohtë, por kur kjo nuk është e mundur, thjesht duke lagur kyçet e duarve me ujë të ftohtë do të ndiheni shumë më mirë. Pikat e pulsit arterial janë zonat ku enët e gjakut afrohen më shumë me sipërfaqen e lëkurës. Gjaku arterial rrjedh nga zemra, kështu që nëse e ftohni me ujë të ftohtë do të ulet dhe temperatura e trupit, shpjegojnë ekspertët dhe theksojnë se nëse derdhim ujë të ftohtë në kyçet e dorës ose kyçin e këmbës para se të shkojmë në shtrat, do të na zërë gjumi më lehtë. Ndihmon gjithashtu nëse vendosim pako të ftohta në qafë, në brendësi të bërrylave dhe pas gjunjëve, për disa sekonda në secilën pikë. Kjo do të ulë temperaturën e trupit për një farë kohë.

Freskohuni me nenexhik

Nenexhiku është i njohur për të ofruar një ndjesi ftohjeje në lëkurë, përveç vetive të tjera, prandaj përdoret për djegie të lehta dhe acarime të lëkurës. Vaji esencial i mentes me cilësi të mirë mund të ndihmojë në luftimin e nxehtësisë. Mente përmban mentol, një substancë që aktivizon receptorët nervorë që janë të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Një recetë alternative që mund të provoni është një aplikim i lehtë në zverk me një përzierje të një pikë vaji esencial mente në 30 ml vaj bartës (si vaji i bajames). Ndërsa kjo nuk është një praktikë që në fakt ul temperaturën e trupit, ajo siguron një ndjesi ftohjeje që mund t’ju bëjë të ndiheni shumë më rehat.

Preferoni frutat me përmbajtje të lartë uji

Ndonjëherë kur është shumë vapë, nuk na pëlqen të hamë. Por të hamë edhe diçka të vogël çdo disa orë është një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur energjinë tonë dhe për të shmangur dehidratimin. Një zgjedhje e zgjuar janë frutat dhe perimet si shalqiri, pjepri dhe kastravecat të cilat janë të pasura me lëndë ushqyese dhe përmbajnë shumë ujë .

Vendoseni ventilatorin në vendin e duhur

Nëse nuk keni kondicioner për të ftohur ajrin brenda shtëpisë, ekziston një mënyrë për ta kthyer ventilatorin në një mini pajisje ftohëse. Ndonëse nuk e ftoh ajrin, ventilatori ju ndihmon të ndiheni të freskët duke fryrë ajrin drejt vendit ku jeni, duke shkaktuar avullimin e djersës dhe uljen e temperaturës së trupit tuaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy