
Bashkimi Europian i ka ka shtyrë edhe një vit më shumë sanksionet ndaj autoriteteve në Siri.
Lajmi u bë i ditur pas një takimi që ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së patën në Bruksel.
Masat shtrënguese ndaj 259 individëve dhe 67 subjekteve do të jenë në fuqi deri më 1 qershor 2019, në përputhje me strategjinë e BE-së për Sirinë.
Sanksionet ndaj Sirisë, aktualisht në zbatim, përfshijnë embargo e naftës, kufizime për disa lloj investimesh, ngrirja e aseteve të Bankës Qendrore Siriane ne BE, kufizime të eksporteve në disa lloj pajisjesh dhe teknologjie etj.



