
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock do të udhëtojë në Ballkan më 5 tetor.
Vizita e saj vjen në një kohë kur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit janë të larta.
Baerbock pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit politik të Serbisë dhe Kosovës. "Ajo pritet t'u kërkojë palëve të de-përshkallëzojnë konfliktin në margjinat e një takimi në Shqipëri të ministrave të jashtëm nga Ballkani Perëndimor, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane," shkruan REL.
Zëdhënësi i Baerbock tha se situata në rajon ishte “padyshim shqetësuese”. Takimet në Shqipëri janë pjesë e Procesit të Berlinit, i cili filloi në vitin 2014 për të nxitur bashkëpunimin mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.



