Lobimi rus në PD/ Baçi: Drejtësia duhet të zbulojë të vërtetën, Alibeaj tha se do ta përgënjeshtroj, nuk e bëri (VIDEO)

Lobimi rus në PD/ Baçi: Drejtësia duhet të zbulojë të vërtetën, Alibeaj tha se do ta përgënjeshtroj, nuk e bëri (VIDEO)

Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili bëri me dije se Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia, në zgjedhjet e vitit 2017, reagimet nga PD, vazhdojnë të jenë të ndryshme.

A qëndron apo jo ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, për deputetin demokrat Luan Baçi, i ftuar në një komunikim në “MCN live”, janë çështje që do të zgjidhen me përgjegjësi vetanake dhe me hetime.

Është shqetësuese një gjë e tillë nëse ka ndodhur, duhet drejtësia të zbuloj të vërtetën.

Them nëse ka ndodhur përgjegjësi duhet të zbulohet, aq me tepër kur veprime të tilla nuk janë bërë me vendime të institucione të partisë, të kryesisë apo të strukturave të tjera të organeve drejtuese por janë bërë me veprime individuale gjithmonë duke shfrytëzuar qenësinë si drejtues politik i një partie.

Baçi tha se dje në Parlament deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se do ta përgënjeshtronte një gjë, të tille, por që nuk u pa të ndodhte.

Edhe dje në parlament pas diskutimeve të financimit rus të marrë nga z. Basha, pati një deklaratë të Alibeaj, ku tha se së shpejti do të përgënjeshtrohet, kjo nuk është e vërtetë, ne pritëm përgënjeshtrimin dhe nuk kishte.

Me gjithë këto, Baçi tha se PD do të shkojë e bashkuar përmes primareve në zgjedhjet e ardhshme.

PD është e bashkuar pavarësisht ideve, divergjencave, mendimeve e përplasjeve ndryshe, e njëjta situatë është edhe tani, anëtaret dhe strukturat janë të bashkuara, me një anëtar një votë, që nga grup seksionet deri te krytari i PD-së.  

Do të shkojmë në zgjedhje nga primaret që do të votohen me një anëtar një votë, dhe këta kandidatë do ti nënshtrohen votës së PD, një anëtar një votë, dhe ai kandidat që do të marrë një votë më shumë dhe ai do të jetë kandidati zyrtar në çdo bashki.

Janë disa falsitet që mundohen të shtyjnë ose ti japin oksigjen e kanë bërë edhe herë tjetër, janë 2-3 deputetë që kanë interesa të përbashkëta më Ramën dhe mundohen që të lozin rolin e opozitës falso dhe mundohen të mbështesin Ramën dhe ti japin oksigjen atij, asgjë më tepër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy