Projekti i Unazës së Madhe, denoncimi i banorit: Gjithçka po bëhet për pallate, ka gisht dhe Basha

Projekti i Unazës së Madhe, denoncimi i banorit: Gjithçka po bëhet për pallate, ka gisht dhe Basha

Denoncimet e banorëve banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe, vijojnë ku shprehet shqetësim për mos përgjigje ndaj kërkesave të tyre.

Një banor i zonës së Babrroit, tha për mikrofonin e MCN TV, se i janë drejtuar Bashkisë Tiranë, Kamëz dhe Kryeministrit dhe se përgjigja e vetme i’u ka ardhur nga bashkia, ku thuhet se i vetmi institucion që mund t’iu japë përgjigje është Autoriteti Rrugor Shqiptar.

“Ne jemi për dialog. Gjysmave iu ka ardhur njoftimi, gjysmës tjetër jo, nëse do prishet banesa apo jo. Janë 400-500 familje që preken në zonën e Babrroit, nga spostimi i aksit. Nëse aksi shkon aty ku ka qenë, mund të prishen 2 shpi nga 500. Këta i bien lapsit shkurt, në mirë ti prishin këto shtëpi, se më tej e kanë vendin pallatet. Gjithçka po bëhet për pallate, është devijuar projekti. Unë e kam shtëpinë larg nga lumi 350 metër, projekti i parë dhe piketat e vendosura nuk e preknin, kjo e fundit ma prish gjithë shtëpinë. Nga projekti i parë, nuk prishej dhe nuk më afrohej as 200 metër. Tani më merr shtëpinë komplet. Fillimisht matjet e para kanë ardhur në kohën e Lulzim Bashës. Jam i bindur se dhe Basha ka gisht se në të kundërt do të dilte dhe ai dhe të thoshte gjysmë fjale. I biem më qafë kot edhe Edi Ramës, se ai do ti japë kockën e vetë Lulzim Bashës”, deklaroi banori.

Ai paralajmëroi se do të vijojnë me protesta te shtëpia e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe deputetes së zonës Elisa Spiriopali, që të miratojnë ligjin për legalizim dhe më tej të bëhet çfarë të duan.

Banori tha se nuk janë kundër projekteve dhe zhvillimit, por se duhen legalizuar shtëpitë.

“Shtëpinë e kam në proces legalizimi. Në 10.10.1997 kam bërë deklarimin, procedura është që brenda 45 ditëve, procedura e legalizimit duhet të kthejë përgjigje, jam i ligjshëm apo i paligjshëm”, deklaroi banori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy