Elezi: Berisha futi në listat e sigurta ata që vjedhin vota! (VIDEO)

Elezi: Berisha futi në listat e sigurta ata që vjedhin vota! (VIDEO)

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi, tha në MCN Live se Sali Berisha i ka futur ata që vjedhin vota në listat e sigurta.

Duke përmendur emrat e Edi Palokës, Albana Vokshit, apo Flamur Nokës, Elezi vuri në dukje se urdhrat e Berishës janë të padiskutueshme, dhe veprimet e deputetëve janë vullnet i Berishës. 

Goditja majtas dhe djathtas bëhet që t’u hapet hapësira forcave të reja politike. SPAK ka materiale që ata janë bashkë. Edhe nga strukturat e FBI. SPAK e di që s’e zgjidh problemin e korrupsionit dhe krimit, pasi është ndëshkues, e zgjidh politik. Rama s’e ka lëshuar Gjiknurin. Berisha këta që vjedhin vota i ka futur në lista të sigurta, Paloka, Vokshi. Urdhrat e Berishës janë të padiskutueshëm. S’i ka kapacitetet fizike dhe mendore, por i ka Xeni me Falmurin. Nëse Berisha e lë Flamurin dhe Albanën të veprojë, ky është vullneti i tij".

Ai u shpreh se sistemi që PD i propozoi Ramës e ka favorizuar Ramën.  Duke folur mbi primaret, Elezi shprehet se nuk ka vullnet për respektimin e shumicës dhe ka humbur kredibiliteti politik. Ndër të tjera ai thekson që partitë e reja duhet ta mbushin boshllëkun elektoral që ka lënë PD.

Në momentin që PD ndodhet në këtë derexhe, dhe që sot kandidohen me lista të mbyllura dhe të hapura…Nuk mund të shkel mbi atë që kam si parim timin. Nëse unë kam kërkuar që deputetët duhet të garojnë me lista të hapura, të futesh në këtë vorbullën e tyre, është idiotësi, dhe një gjë e pamoralshme në vetvete. Arsyeja pse kam kandiduar me koalicionin e Dash Shehut, sepse është marrë një vendim që gara do jetë sipas votave që marrin. Sepse është gjetur një artific me emra fiktiv, dhe deputetët e listës të renditen sipas votave.

Ka edhe një marrëveshje që edhe ai që merr më shumë vota, është edhe drejtues i koalicionit. Tani është momenti historik për një ndryshim në Parlamentin shqiptar. Partitë e reja duhet ta mbushin këtë boshllëk elektoral që ka lënë PD. Partitë e reja kanë shumë terren, sepse ata janë të pabesueshëm. 20 për qind e elektoratit është te partitë e reja. Partitë e reja duhet të kenë qëndrim të qartë për elektoratin.

Që në momentin që s’arrijnë të bëhen bashkë, kanë hedhur dyshim për vetveten. S’dua të paragjykoj asnjërin nga ata, por etapa e parë s’ka qenë serioze nga partitë e reja. Alimehmeti dhe Tabaku, çfarëdo t’u bëjnë s’flasin. I vodhën votat në primare në PD, e degraduan.

Nuk ka reagim, s’ka anti-trupa. Berisha ka thënë në ligjëratë të drejtë ‘deputetët do t’i zgjidhni ju’. Këta s’kanë vullnet të respektojnë shumicën dhe proceset dhe humbin kredibilitetin në opinionin publik. Ky sistem që i propozoi PD Ramës, e ka favorizuar më shumë Ramën. Kjo quhet tradhti. Në Vlorë PD rrezikon mos marrë 4, sepse ata që janë te katërshja thonë jemi të sigurte, dhe këta pas katërshesh s’janë të motivuar”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy