Escobar dhe Lajçak në Kosovë/ Koci: Fillim i mbarë, qëndrimet e Uashingtonit të afërta me ato të Kosovës

Escobar dhe Lajçak në Kosovë/ Koci: Fillim i mbarë, qëndrimet e Uashingtonit të afërta me ato të Kosovës

Analisti dhe ish-kryeredaktori i Radio ‘Europa e Lirë’ Melazim Koci, në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV teksa ka komentuar mbi vizitën e 2 emisarëve në Kosovë e Serbi, Escobar dhe Lajçak deklaroi se ky është një fillim i mbarë dhe se sipas tij është bërë një kthesë pozitive duke marrë parasysh edhe dialogun Kosovë-Serbi.

Ndër të tjera ai theksoi se është optimist nëse në dialog ashtu siç është sot i pranishëm Escobard do të bëjë dhe SHBA, por shtoi se nëse kjo do të mbetet në duart e Bashkimit Europian sipas tij ajo nuk ka as aftësi mbase dhe as dëshirë për të afruar qëndrimet e Serbisë dhe Kosovës.

Mendoj se para takimit në ditët e fundit është bërë kthesë pozitive dhe ata që kanë parë me kujdes intervistën e Escobar kanë parë ndryshimin e qëndrimit ku është bërë e qartë se kërkesa e asosacionit nuk ka të bëjë me kompetenca ekzekutive. Escobar tha se ka disa modele në botë për të cilat duhet të vendosë Kosova vetë sepse është çështje e një vendimi sovran, pra është qëndrim i ndryshëm nga ai i Borell është hapje e heqje e presionit mbi Kosovën dhe besoj se ky është një fillim i mbarë. Dua të përmend se te letra e Blinken nuk është përmendur çështja e asosacionit dhe kështu fillon një fazë më e ç’tensiunuar.

Nëse në dialog ashtu siç është sot i pranishëm Escobard do të bëjë dhe SHBA unë jam optimist, por nëse kjo do të mbetet në duart e BE unë them se jo sepse BE nuk ka as kredibilitet, as aftësi, mbase as dëshirë për të afruar qëndrimet e Serbisë dhe Kosovës, prandaj unë pres afrim sepse zgjidhja nuk besoj se është e afërt. Qëndrimet e Uashingtonit janë shumë të afërta me ato të Kosovës për mos të thënë të përputhshme. Ajo që kërkohet për Serbët në Kosovë, të kërkohet dhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës mbi bazën e reciprocitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy