Abazoviç thirrje parlamentit malazez: Votoni shkarkimin e presidentit, peng i një njeriu për 30 vite

Abazoviç thirrje parlamentit malazez: Votoni shkarkimin e presidentit, peng i një njeriu për 30 vite

Dritan Abazoviç, i cili tashmë mban postin e kryeministrit teknik deri në krijimin e një qeverie të re, ka deklaruar se Parlamenti duhet të votojë iniciativën për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanoviç. Sipas tij një akt i tillë dërgon një mesazh të rëndësishëm politik.

Ne kemi qenë peng të një njeriu për 30 vjet. Pas tridhjetë vitesh qeverisje, jo gjithçka shkon mirë. Mendoj se duhet ta votojmë këtë iniciativë dhe në këtë mënyrë parlamenti dërgon një mesazh të qartë se çfarë mendon për presidentin e vendit. Tani jemi një mazhorancë e sapokonstituuar, e cila mbështet krijimin e një qeverie të re, por ajo është mjaft e larmishme me subjekte të ndryshme politike, me vizione të ndryshme. Por ne duhet ta përpunojmë”, tha Abazoviç.

Deputetët e shumicës parlamentare, Frontit Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA kanë nisur në Kuvendin e Malit të Zi, më 23 shtator, procedurën për shkarkimin e presidentit, Milo Gjukanoviç.

Ata pretendojnë se Gjukanoviçi ka shkelur Kushtetutën gjatë procedurës për emërimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy