Unioni Turistik Shqiptar, letër Ramës: Na subvenciononi, çmimet e paketave të fiksuara më parë

Unioni Turistik Shqiptar, letër Ramës: Na subvenciononi, çmimet e paketave të fiksuara më parë

Unioni Turistik Shqiptar, i dërgon letër Kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon marrjen e masave, lidhur me zgjidhjen e problematikave, të cilat pengojnë ecurinë e Turizmit.

Letra i dërgohet dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe asaj të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Letra mban firmën e kryetarit të Unionit Turistik, Rrahman Kasa, i cili thotë se duke marrë në konsiderate potencialin që ka turizmi në ekonominë shqiptare, për shkak të goditjes së marrë nga tërmeti, pandemia dhe tani, nga rritja e çmimit të karburanteve dhe energjisë, thuhet se kjo situatë e është bërë shumë e vështirë për turizmin dhe veçanërisht për hotelerinë.

Ky sektor do të ndeshet me pasoja shumë të rënda që do të ndikojnë në mbarëvajtjen e turizmit dhe prishjen e imazhit turistik të vendit për shkak të mosrespektimit të marrëveshjeve të lidhura me partnerët tanë ndërkombëtarë që operojnë me fluturime charter në Shqipëri dhe që i kanë parapagurar hotelet sipas kontratave të garancisë. Për këtë arsye ne si shoqata më e madhe e komunitetit të biznesit të turizmit kërkojmë nga qeveria që të gjendet një formulë për të rishikuar mundësinë e ndihmës për këto sipërmarrje, për të cilën sugjerojmë që të subvencionohen ose të përjashtohen nga tarifat e reja të energjisë deri në shtator të këtij viti, në mënyrë që të kenë mundësi të respektojnë kontratat e lidhura me operatorët e huaj, të cilët nuk mundet në asnjë mënyrë që të bëjnë rritje të çmimeve, pasi çmimet e paketave janë të fiksuara që më parë në katalogjet e tyre dhe të publikuara kohë më parë dhe përveç kësaj një pjesë e madhe e paketave të ofruara prej tyre janë shitur me early booking me çmimin e publikuar.

Kërkohet që qeveria t’iu mundësojë hoteleve heqjen e limitit maksimal për prodhimin e energjisë diellore, në mënyrë që të përballohet konsumi që nevojitet, pasi aktualisht ka hotele që konsumojnë mbi 2000 kw në muaj, dhe ligji nuk iu lejon më shumë se 500 kw.

Unioni Turistik kërkon zbritjen e pragut të TVSH, 6%, për të gjitha hallkat e turizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy