
Në një vit të karakterizuar nga skandalet e evidentuara në kuadër të lëvizjes #Metoo, Nevada bëhet shteti i parë amerikan me maxhorancë femërore në Parlament.
Zgjedhja e dy demokrateve Rochelle Thuy Nguyen dhe Beatrice 'Bea' Angela Duran në zonën e Las-Vegasit, të mbetura vakante, u ka dhënë femrave 51% të 63 vendeve në total në organin ligjvënës.
Në Dhomën e Deputetëve, ato dominojnë me 57% të vendeve (24 nga 42 vende), ndërsa në Senat kanë vetëm 9 nga 21 vende.



