Urgjenca e QSUT-së po përballet me një fluks gjatë këtyre ditëve, ku në 24 orë mbi 200 qytetarë kërkojnë ndihmë mjekësore. Shefi i urgjencës në QSUT, Eqerem Hasani thotë për MCN, se sëmundjet e zemrës dhe diabeti janë problematikat dominuese të pacientëve, të akumulura edhe gjatë pandemisë Kovid.



