Pas një viti pauzë për shkak të pandemisë, artisti i artit bashkëkohor botëror Adrian Paci, rikthehet në vendlindje në Shkodër, për edicionin e katërt të “Ekranit të Artit”. Përveç detajeve nga eventi i këtij viti, Paci vjen edhe me një rrëfim për karrierën e tij jashtë kufijve të vendit, për faktin që nëse do të kishte jetuar në Shqipëri, kjo karrierë nuk do të ekzistonte, për gjendjen e kohëve të sotme të artit dhe artistit shqiptar apo edhe për ndikimin që kryeministri Rama si një ish-profesor artesh, ka në këtë sektor.



