Takimi Trump-Kim, mediat e Koresë Veriore shohin mundësi për marrëdhënie të reja

Takimi Trump-Kim, mediat e Koresë Veriore shohin mundësi për marrëdhënie të reja

Media  të Koresë së Veriut kanë bërë të ditur mundësinë që shteti i izoluar komunist mund të krijojë një marrëdhënie të re me SHBA-të.

Lajmi vjen një ditë para se dy liderët të zhvillojnë samitin historik.

Komentet e fundit të Koresë së Veriut shënojnë një kthesë në gjuhën armiqësore që Koreja e Veritu ka përdorur gjithmonë ndaj SHBA-ve.  

Ndërkohë, Trump është shprehur se ka një ndjesi të mirë për takimin e shumëpritur.

Të dy liderët kanë mbërritur në Singapor për takimin historik.

 Trump shkruajti në Tuiter mëngjesin e së hënës që ka “emocion në ajrin aziatik” para samitit.

Trump beson se takimi do t’i hapë rrugë një procesi që do ta çojë liderin kroanoverior drejt heqjes dorë nga armët bërthamore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy