Gazetari Robert Papa thotë se është e papranueshme që në ceremoninë e organizuar me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane mungoi Sali Berisha. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes një lidhjeje Skype, Papa tha se është qesharake që pasuesit e Partisë së Punës shfaqen sot si proamerikanët më të mëdhenj.
Nuk e di kush e ka organizuar, por të mungojë Sali Berisha nuk shkon. Ai ka qenë kryeministër, president. Berisha është pritur dy herë në Amerikë.
Duket qesharake që partia vazhduese e PP, antiamerikanët më të mëdhenj, që mbajnë ende simbolet komuniste, sot shfaqen si proamerikanët më të mëdhenj.
Sa i takon mesazhit të urimit të presidentit Joe Biden, Papa tha se është thjesht protokoll që ndiqet me shumicën e vendeve të botës.
Është protokoll. Stafi e ka nxjerrë të lexojë një mesazh që për mua është i shkurtër. Shpesh letra të tilla përpilohet nga desk oficer. Para ca ditësh pati një letër të tillë për Malin. Nuk është mbështetje për qeverinë, është thjesht protokoll.



