Parandalohet tragjedia në Durrës, shpëtohen 6 shtetas italianë me jaht

Parandalohet tragjedia në Durrës, shpëtohen 6 shtetas italianë me jaht

Parandalohet një ngjarje e rëndë në bregdetin e Durrësit. Mësohet se mëngjesin e sotëm, salla operative e portit të Durrësit mori sinjalin për rënien në cekëtinë të mjetit turistik ‘Ziacanaia’, ku në bord ishin 6 shtetas italian.

Mësohet se mjeti lundrues rrezikoi ngecjen në cekëtinë ndaj kërkoi ndihmë. Po ashtu bëhet e ditur se jahti po lundronte nga Marina Punta Faro, Itali, drejt Shqipërisë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, autoritet tona detare kanë marrë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia” që po lundronte nga Marina Punta Faro (Itali) drejt vendit tonë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues.

Menjëherë pas angazhimit të emergjencave civile, është bërë e mundur dhënia e ndihmës dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.

6 anëtarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjëndje të mirë shëndetësore, ndërsa ambulanca e APD-së ishte në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme shëndetësore

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy