
8 të akuzuarit si të përfshirë në skandalin tek Spitali Onkologjik do të dalin sot para gjykatës për t’u njohur me akuzat dhe masat e sigurisë.

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje për MCN Live tha se KLSH ka zhvilluar një hetim administrativ, ka gjetur disa shkelje, por që nuk ka bërë asnjë kallëzim.
Pasuria e mjëkevë do të hetohet dhe pritet që dosja të hetohet nga SPAK-u.
Interesit të MCN Live, Prokuroria e Tiranës i është përgjigjur se KLSH ka pasur një hetim administrativ në Spitalin Onkologjik, por nuk ka bërë kallëzim penale edhe pse ka gjetur shkelje. Ndërsa po kryen verifikime për pasurinë e mjekësve. Do të dalë dhe me masa sekuestro të klinikës apo të çdo llogarie që mund të kenë këta mjekë. Është përjashtuar akuza e korrupsionit pasi nga hetimet nuk është faktuar korrupsioni në mënyrë direkte.
Pritet që sot të merret në pyetja dhe Brikena Qirjazi, ish-zëvendës drejtoresha e QSUT që ishte përgjegjëse dhe me urdhër të Albana Ficos për të ndjekur vënien në punë të pajisjes për terapinë e kobaltit.
Sa i përket hetimit pasuror është një fazë e dytë që me përfundimin e masave të sigurisë do të jetë intensive thotë Prokuroria e Tiranës.
Do kalojë apo jo kjo çështje pranë SPAK mbetet për t’u parë, por në kuadër të një grupi kriminal dhe faktimit të korrupsionit mund edhe të kalojë pasi vepra penale e korrupsionit është tagër i SPAK.



