
Festë apo protestë duhet vlerësuar 8 Marsi sot?
Avokatja Erisilda Shpata në një komunikim për MCN live nga Durrësi, thotë se nuk duhet parë si festë, teksa shifrat alarmantë flasin për 59 raste të dhunës në familje ndaj gruas, për të cilët duhet ngritur zërin për të drejtat e tyre.
Në shoqëritë shqiptare është perceptuar si dita e Nënës, ku dhurojmë dhurata, bëjmë urime, festojmë, ndërkohë të dhënat tregojnë se 8 marsi nuk duhet konsideruar si ditë feste.
Është ditë që ve theksin te drejtat dhe liritë e botes, e drejta për të qene e punësuar, mos te jetë e diskriminuar. Për këtë qelli janë aktivitetet që do bëjmë sot dhe do ti vazhdojmë përgjatë tërë muajit.
Qyteti i Durrësit për fat të keq është tronditur nga krimet të rënda. Për dy muajt e parë kemi 59 vepra të dhunës në familje, të regjistruar pranë Drejtorisë policorë, që i përkasin vetë territorit të Durrësit.
Ndërkohë përgjatë vitit 2023 kemi regjistruar 424 urdhra mbrojtje çfarë vendos theksin dhe ngre alarmin për të raportuar dhunën në familje dhe respektimin e te drejtave të grave.



