
Kreu i PD Sali Berisha deklaron se një vajzë të cilën e etiketon si “femër e partisë së krimit’ di gjithçka për fatin e Ervis Martinajt.
Duke iu referuar një denoncimi të “qytetarit dixhital”, Berisha ngre dyshime se Policia dhe Prokuoria po fshehin rolin e kësaj vajze.
Sipas denoncuesit Martinaj dy ditët e fundit para zhdukjes është strehuar te një vajzë që punon në Bashkinë e Tiranës.
Po ashtu ai bën me dije se Prokuroria ka videot ku Martinaj shihet teksa hyn në pallatin ku jeton vajza në fjalë.
POSTIMI
Për fatin e Ervis Martinajt di gjithçka një femër e partisë së krimit!
Policia dhe prokuroria e partisë fshehin rolin e femrës së partisë.
Qytetari dixhital ka pyetje direkte për Edi Ramën dhe rolin e tij në zhdukjen e Ervis Martinit. sb
“Përshëndetje Zoti Berisha! Jam kurioz me dit pse policia e Ramës nuk e nxjerr që dy ditët e fundit para se me u zhduk Ervis martinaj ka qen i strehuar te një femër socialiste që punon të bashkia lali Erit e cila quhet…Policia e di shumë mirë dhe ka marrë dëshminë e kësaj femre por pse nuk e nxjerrin sepse deri në momentin që ka taku Shijaksit ka qen me këtë femër me vete e ka dërguar kjo nga shtëpia e vet në Shijak.
Prokuroria ka edhe videot ku shihet ervis martinaj duke hyr në pallatin ku jetonte kjo femër dhe kan edhe videot që del nga apartamenti ditën e zhdukjes me këtë femër dhe hipën në makinën e ksaj.
Pse se nxjerr policia dhe Edi këtë fakt dhe videot kur del nga shtëpia e kësaj dy ditët e fundit
Apo Edvini do të mbroj gocat e partisë vet dhe mos të zbulohet që e ka eliminu vet ai ervisin”



