Astronauti amerikan Buzz Aldrin që shkeli në hënë me misionin Apollo 11, padit fëmijët e tij

Astronauti amerikan Buzz Aldrin që shkeli në hënë me misionin Apollo 11, padit fëmijët e tij

Astronauti amerikan Buzz Aldrin, është duke paditur dy fëmijët e tij dhe ish-menaxheren, nën akuzën se ata kanë keqpërdorur para nga ai dhe kanë dëmtuar trashëgiminë e tij përmes shpifjeve.

Padia është dërguar një javë pasi fëmijët e tij kërkuan që t’i kenë nën kontroll financat e tij. Anëtarët e familjes së tij thanë para gjykatës së Aldrin ka nevojë për kujdestar sepse ka “rënie të aftësive njohëse”, raporton BBC.

Në padi, ai pohon se vajza dhe djali i tij, si dhe ish-menaxherja kanë nënvlerësuar edhe “marrëdhëniet personale romantike” të tij duke ia ndaluar atij martesën.

88-vjeçari ka qenë njeriu i dytë që ka ecur në sipërfaqen e Hënës.

Ai e bëri këtë si pjesë e misionit Apollo 11 në 1969 dhe u shoqërua nga Neil Armstrong, i cili hodhi hapat e parë në sipërfaqe dhe u pasua më vonë nga Aldrin.

Buzz Aldrin tregon t-shirt e tij duke theksuar fushatën e tij për eksplorimin njerëzor të Marsit

Në një intervistë për Wall Street Journal, javën e shkuar, ish-koloneli i forcave ajrore amerikane, tha: "Askush nuk duhet as ta mendojë se unë duhet të vendosem nën kujdestari”.

Në padinë e tij, ai pretendon se djali, vajza dhe ish-menaxherja, Kristina Korp, kanë dëmtuar edhe marrëdhëniet e tij personale, duke e ndaluar atë të martohet. Çështja është e gjitha te menaxhimi i kompanisë së tij private, Buzz Aldrin Enterprises, dhe organizata e tij jo fitimprurëse ShareSpace Foundation.

Në një dokument të paraqitur në gjykatë, më herët këtë muaj, fëmijët e tij, Andrew Aldrin, 60 vjeç dhe Janice Aldrin, po 60, pretendonin se babai i tyrek ishte nisur së fundmi afrimin me miq të rinj që përpiqeshin ta ndanin nga familja. Ata po ashtu nënvizonin se ai shpenzonte para me një ritëm alarmant.

Në një deklaratë, fëmijët e tij thonë se janë të trishtuar nga padia "e pajustifikueshme".

"Nëse asgjë tjetër, familja jonë është elastike dhe aftësia jonë për të punuar së bashku për të zgjidhur problemet dhe për të kryer gjëra të mëdha është e fortë," thanë fëmijët e Aldrinit.

Javën e kaluar, ai u shfaq në një event të Këshillit Hapësinor Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi formimin e një force hapësinore për të shërbyer si një degë e gjashtë e ushtrisë amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy