
Studentët e Universitetit të Mjekësisë vijojnë protestën teksa presin përgjigje nga institucionet për kërkesat e tyre.
Që prej orës 08.30 të mëngjesit të sotëm ata kanë protestuar para rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, ndërsa gjashtë përfaqësues kanë pasur një takim me rektorin Arben Gjata.
Gazetari i MCN TV, Besmir Pula, draportoi se kërkesa e parë është që të mos paraqitet asnjë kontratë deri në momentin që Gjykata Kushtetuese të dalë me vendim.
Ata i kërkojnë rektoratit të dalë në krahë të studentëve dhe të jenë në krahë të protestës së tyre.
Studentët kërkojnë të zhbëhet ligji, të mos paraqitet kontrata dhe të merren parasysh kërkesat e tyre.
Në përfundim të takimit me rektorin Gjata, studentët deklaruan se kanë marrë përkrahjen nga rektori të mos merren mungesat dhe do zëvendësohen orët e mësimit të humbura.
Nga ana tjetër do të ketë protesta para rektoratit por me Ministrinë e Arsimit, nuk e kanë mbyllur ende çështjen, për rektoratin janë të kënaqur se do kenë mbështetjen e rektoratit për pikat që kanë kërkuar nga rektorati.



