Vdekja e avokatit Leonard Dingo / Kreu i Dhomës Haxhia: Të zbardhet ngjarja, autori para ligjit

Vdekja e avokatit Leonard Dingo / Kreu i Dhomës Haxhia: Të zbardhet ngjarja, autori para ligjit

Vdekja e avokatit Leonard Dingo, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 21 gushtit ka vënë në lëvizje Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë e cila ka kërkuar që këtij hetimi t’i shkohet deri ne fund për të shmangur çdo dyshim dhe keqinterpretim.

Nga hetimet paraprake dhe provat e vendngjarjes Policia ka konkluduar për një aksident rrugor. I ndjeri Dingo ishte 63 vjeç me profesion avokat dhe anëtar i Dhomës së Avokatisë Durrës.

Kreu i Dhomës, Maksim Haxhia ka marrë kontakt direkt me Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Drejtorin Vendore Durrës me drejtuesin Skënder Hitaj.

Si drejtues dhe në emër të dhomës, Profesor Haxhia ka kërkuar zbardhjen e veprës penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit. Nga ana tjetër në emër të policisë z.Hitaj ka garantuar se po punohet intensivisht për kapjen e autorit të dyshuar i identifikuar si një 23-vjeçar emigrant. Në emër të të gjithë kolegëve dhoma e avokatisë së Shqipërisë i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet familjes Dingo”, thuhet në deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy