
Erand Kurani, pedagog i fizarmonikës tha në studion e MCN Informacion se ka një interes të shtuar të të rinjve për ta studiuar këtë lëndë muzikore.
Sipas Kuranit, duhet të investohet në shkollat artistike në vendit për instrumente cilësore.
Ka pasur prurje relativisht të mira nga të gjitha licetë e Shqipërisë. Duhet investim i madh në shkollat artistike të vendit për instrumente cilësorë.
Do ishte mirë të investoheshin sepse edhe stafi është i kualifikuar. Një gjë e mirë është dhënia e statusit të liceut artistik, mendoj se do ishte mirë t’i jepej dhe shkollave dhe të tjera.
Edhe në disa shkolla ka pasur rikonstruksione. Fizarmonika është hapur në 2009, edhe ne kemi pasur një kërkesë të lartë për të vijuar studimet në universitet, jemi të kënaqur me nivelin, por ka një problem. Ngaqë ka rënie të numrit të nxënësve, është përgjysmuar numri i mësuesve në lice. Kjo sjell dhe një rënie të numri dhe ky është problem i madh.



