Teliti: Drejtorë bashkish dhe ndërtues kanë manipuluar proceset e vlerësimit të godinave për të ndërtuar pallate e kulla

Teliti: Drejtorë bashkish dhe ndërtues kanë manipuluar proceset e vlerësimit të godinave për të ndërtuar pallate e kulla

Këshilltari i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike Dorian Teliti tha në studion e MCN Live se ka pasur procese manipulimi për interesa personale të disa drejtuesve brenda Bashkisë së Tiranës, por edhe për të klasifikuar në DS4 dhe DS5 godina në zona të lakmuara të Tiranës që nuk duheshin shembur, por duheshin kryer ndërhyrje.

Sipas Telitit kjo është bërë për të ndërtuar pallate e kulla shumëkatëshe nga privati.

Pasi ra tërmeti nisi një proces, nga qeveria dhe bashkitë që u prekën më shumë nga tërmeti, Bashkia e Tiranës, Durrësit, Shijakut, Lezhës, Fushë Krujës të cilët filluar procesin e tyre të verifikimit.

Ka pasur denoncime se kur janë bërë verifikimet paraprake në muajt e parë, bashkë me atë trupën e ekspertëve të huaj që erdhi dhe u atashua, kishin shumë ndërtesa që u klasifikuan në DS3. DS3 do të thotë që ka nevojë për ndërhyrje, por jo shembje. Ka pasur denoncime që një godinë e caktur X, për një periudhë ka marrë vlerësimin DS3. Më pas është bërë rivlerësim, nga strukturat e Bashkisë Tiranë bashkë me Inspektoratin e Ndërtimit dhe klasifikohet DS4 apo DS5 dhe kur merr statusin DS5, automatikisht shkon për shembje. Është parë që shpeshherë këto nuk janë godina rastësore, kanë interes, janë të lakmueshme, buzë rrugë, buzë unazave, zona që janë pjesë e zhvillimit ndërtimor të Tiranës në vitet e fundit, është bërë një farë analize. Janë ngritur hije të forta të dyshimit që ka pasur procese manipulimi për interesa personale të disa drejtuesve dhe brenda Bashkisë së Tiranës por edhe ndërtuesve të tjerë, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë klasifikuar godina që nuk duheshin shembur por duheshin kryer ndërhyrje, i kanë klasifikuar për t’u shembur ata në mënyrë që t’i rrafshonin, t’i kompensonin këta që kanë humbur shtëpitë andej nga Dajti dhe në fund të ishte terren i lirë, për t’ia dhënë privatit për të ndërtuar pallate shumëkatëshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy