Lehtësimi i masave, prodhuesi më i madh i prezervativëve pret rritje të kërkesës

Lehtësimi i masave, prodhuesi më i madh i prezervativëve pret rritje të kërkesës

Prodhuesi më i madh në botë i prezervativëve pret rritje të kërkesës për produktet e tij, pas lehtësimit të masave të distancimit social.

Shifrat e vaksinimit po rriten në mbarë botën, ndërsa paralelisht më shumë ekonomi vazhdojnë të lehtësojnë kufizimet dhe shoqëritë po nisin të përshtaten me jetën pas pandemisë.

Karex, i cili prodhon një në çdo pesë prezervativë në mbarë botën, raportoi një humbje prej 670 000 dollarë në tremujorin e dhjetorit. Të ardhurat ranë rreth 11%, tha prodhuesi i prezervativëve Durex.

“Masat e jashtëzakonshme që qeveritë dhe autoritetet shëndetësore në mbarë botën zbatuan gjatë pandemisë ndikuan në mënyrë drastike në industrinë e shëndetit seksual dhe pajisjeve mjekësore”, tha kompania.

Përdorimi i produkteve të kompanisë ra me 40% në dy vitet e fundit, raporton Bloomberg, duke cituar CEO, Goh Miah Kiat.

Mbyllja e hoteleve dhe qendrave të mirëqenies seksuale gjatë pandemisë, së bashku me qeveritë e ndryshme që pezulluan programet e shpërndarjes së prezervativëve, kontribuan në rënien e shitjeve të prezervativëve të Karex, sipas raportit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy