
Një banesë u përfshi nga flakët mbrëmjen e së hënës në Gjirokastër, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme. Fatmirësisht nuk raportohet asnjë person i dëmtuar nga flakët, ndërsa familjarët thonë se autoritetet nuk kanë kryer asnjë veprim për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.



