Një lajm tronditës vjen nga Hesse e Frankfurtit të Gjermanisë, ku Këshilltari i Financave Thomas Schaefer u gjet i vdekur dje në moshën 54-vjeçare.
Politikani i CDU, figura qendrore e kabinetit vendor dhe një pasardhës i mundshëm i presidentit aktual Volker Bouffier, vrau veten.
"Ne të gjithë jemi të tronditur nga vdekja e papritur e Schaefer dhe po merremi me këtë çështje", tha Bouffier, i cili ndër të tjera tha se vetë shfaqja e koronavirusit kishte tronditur komisionerin.
"Ai shqetësohej shumë se nuk do të ishte e mundur të përmbushte pritshmëritë e mëdha për ndihmë të popullatës. Po e mbyste ky ankth", shpjegoi ai.



