Ata janë qenie njerëzore që i kanë mbijetuar tmerrit të luftës e që Shqipërinë e shohin si dritën në fund të tunelit të jetës së tyre. Quhen muxhahedinë dhe përfaqësojnë opozitën iraniane ose kundërshtarët e regjimit.
Por kush janë ata? Çfarë kërkojnë në një vend si Shqipëria, i cili shpesh nuk është e aftë as për të garantuar jetën e qytetarëve të vet? A duhet të kemi frikë nga këto “viktima” të luftës apo ndoshta këtë frikë duhet t’a mposhtim me dashuri, dashuri për ata që më shumë se kushdo tjetër kanë nevojë.
Në studion e “Mikroskop”, politologu Afrim Krasniqi thyen perceptimin tonë për këta njerëz që vijnë në Shqipëri nga Lindja e Largët.



