VMRO-DPMNE zgjedh kryetarin e ri (VIDEO)

VMRO-DPMNE zgjedh kryetarin e ri (VIDEO)

Hristjan Mickovski është kryetari i ri i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, VMRO-DPMNE.

Në kongresin e partisë ishin të pranishëm 411 delegatë nga 544 gjithsej. Në votim nuk morën pjesë nënshkruesit e kërkesës për shtyrjen e Kongresit të partisë.

Ndërkohë, paraardhësi i tij, Nikolla Gruevski, i cili u shpall kryetar i nderi akuzoi disa anëtarë për tradhti ndaj partisë. Gruevski e cilësoi këtë tradhti si një prej arsyeve për humbjen e zgjedhjeve lokale.

"Edhe në takimet e mia me kandidatët për kryetarë komunash pas zgjedhjeve dhe atyre që fituan e atyre që humbën dhe në takimet e mia me kryetarët e KK dhe në takimin me grupin e veteranëve të partisë dhe në materialet me shkrim, të cilat kanë ardhur nga tërë Maqedonia për qëllimet e kësaj analize dominon fjala tradhti. Ndjenja dhe informacionet nga të gjitha palët ishte se pas një periudhe të gjatë kohore, një numër i madh i funksionarëve tanë në nivele të ndryshe, nga motive dhe qëllime të ndryshme, kanë kryer tradhti klasike ndaj partisë dhe kjo ka pjesë të konsiderueshme në rezultatin përfundimtar", tha Gruevski.

Hristjan Mickovski, ish-drejtor i kompanisë elektroenergjetike me kapital shtetëror, ELEM, dhe sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së ishte kandidati i vetëm për kryetar. Ai ka lindur më 29 shtator 1977 në Shkup. Është i diplomuar për inxhinieri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy