
Një incident i rëndë është regjistruar pas mesnate në zyrat e OSHEE-së në fshatin Bushat, ku është hedhur lëndë plasëse.
Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.
Në njoftim thuhet se:
Rreth orës 01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSHEE-së, është hedhur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”.



