Qeveria nuk miraton aktet nënligjore për minoritetet (VIDEO)

Qeveria nuk miraton aktet nënligjore për minoritetet (VIDEO)

Nga një vëzhgim i Institutit të Studimeve Politike, qeveria shqiptare nuk ka miratuar afro 46% të akteve nënligjore për pakicën kombëtare në Shqipëri. Kreu i Institutit, Afrim Krasniqi, shprehet se Shqipëria i ka mundësitë që t’i plotësojë të drejtat e minoriteteve, por ka vështirësi në zbatimin e tyre të plotë.

Sipas Krasniqit, ka dy arsye shumë të forta se përse qeveria i shtyn miratimet e akteve nënligjore.

Deputeti Ligoraq Karamelo thotë se komunitetit grek në Shqipëri i humbin disa të drejta bazë që duhet t’i përmbushen në mënyrë të menjëhershme.

Edhe deputeti Vasil Sterjovski ndan të njëjtin shqetësim për minoritetin maqedonas.

Sipas tij, qeveria akoma nuk ka përcaktuar një fond në buxhetin e vitit 2020.

Përmbushja e detyrimeve ndaj minoriteteve në Shqipëri ishte një nga 5 pikat që Bashkimi Europian i vuri si kusht qeverisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy