Fryhet përroi i Zaranikës dhe lumi Shkumbin, rrezikohet përmbytje në zonë

Fryhet përroi i Zaranikës dhe lumi Shkumbin, rrezikohet përmbytje në zonë

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar sërish probleme në disa zona në vendin tonë. Si pasojë e tyre, mësohet se përroi i Zaranikës në Elbasan është fryrë dhe rrezikon të dalë nga shtrati. Kujtojmë që ky përrua kalon shumë pranë dy lagjeve duke i rrezikuar përmbytjen.

Ndërkohë edhe lumi Shkumbin ka pësuar rritje të nivelit të ujit ku ka dhe shumë prurje. Edhe ditën e djeshme reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar shumë problematika. 

Në lumin Drin e Mat janë rritur prurjet, por nga sa raportohet deri tani nuk përbëjnë rrezik për të dali nga shtrati, Në Lezhë, problem është furnizimin me energji elektrike, ndërsa në Finiq një urë e kanalit ujitës është ndarë në dysh.

Ndërkohë, reshjet e shiut gjatë natës kanë shkaktuar sërish probleme në disa fshatra në Fushë-Krujë. Dalja nga shtrati e lumit Zezë dhe Ishëm ka shkaktuar përmbytjen e tokave bujqësore, ndërsa ka edhe banesa të rrethuara nga uji. Fshatrat Derven, Mallkuç, Murqine, Bilaj ndodhen prej dy ditësh nën pushtetin e ujit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy