
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar me bindje se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij do të jetë fituese, duke marrë 2/3 e votave.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Partsë, Kurti është shprehur se LDK ka hyrë në koalicion vetëm për ta penguar Vetëvendosjen, por sipas tij me mashtrim dhe shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë.
“Sa herë të mundohen ta ndalin Lëvizjen me hile ajo do të rritet. Le të shërbejë kjo si mësim, me intriga me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë, nuk I ha populli mashtrimet, ky emancipim i popullit do të bëjë që Lëvizja Vetëvendosje t’i marr 2/3 e votave”, tha Kurti.
Kreu i Vetëvendosjes ka folur gjithashtu edhe për postin e kryeparlamentarit të cilin Glauk Konjufca e kishte lënë për kandidatin e LDK-së, duke u shprehur se Vjosa Osmani që zëvendësoi Konjufcën nuk ishte servile
“ Këmbngulja e LDK’së për të marrë pozitën e Kryekuvendarit lidhej me presidentin, e jo me kryetarin Kuvendit. Ajo që e zëvendësoi Konjufcën nuk ishte servile e kam fjalën për Vjosa Osmanin dhe vendosi që të mbajë fjalën ndaj qytetarëve që votuan më 2019”, tha Kurti ndër të tjera.



