Dy shqiptarë janë kapur në Itali me një sasi të madhe kokaine. Karabinierët e Varezes në Komo, kanë sekuestruar 32 kg kokainë dhe 233.950 euro. Dyshimet kanë nisur nga lëvizjet me makinë të dy vëllezërve të papunë, të cilët rezultoi më pas se transportonin drogë që e blinin në Holandë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë ku ata jetonin, policia ka gjetur çelësat e një apartamenti tjetër. Pas kontrollit në këtë të fundit, ata gjetën 29 pako me para, secila me 10 mijë euro. Ndërsa në makinë, janë gjetur edhe 3 mijë euro të tjera.
Sipas policisë italiane, vlera e drogës së sekuestruar, nëse ajo do të arrinte në treg, kap shifrën 4 500 000 euro.



