Greqia po përballet me vatra të shumta zjarri, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë shpërthyer 32 zjarre.
Shërbimi Zjarrfikës raporton se 29 prej këtyre zjarreve janë vënë nën kontroll në fazat fillestare, ndërsa vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll tre të tjerat.
Në total Shërbimi Zjarrfikës ka vendosur në dispozicion 50 zjarrfikës, dy njësi tokësore, 11 automjete dhe tre helikopterë për të shuar flakët.



