
Elisena Domi, menaxhere e burimeve njerëzore në kompaninë "Aladini" deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se studentët të cilët mbarojnë studimet për disagne, apo në fusha të tjera të teknologjisë kanë vështirësi pjesën e praktikës.
Duke vijuar më tek me shpjegimin e saj, Domi tha se në kompaninë ku ajo punon pjesën e dixhitalizimin e kanë përdorur gjithmonë për të zhvillimin e punonjësve dhe jo për t’ i zëvendësuar ata.
Personat që kanë përfunduar studimet në disagne kanë vështirësi në praktikën e tyre. Mund t’i kenë mësuar në teori, por ne duam që t’i kenë prekur. Kjo na pengon edhe pse brezi i ri mund të thuhet që është i njohur me TikTok ka ende mangësi për programe konkrete. Nëse më parë ka qenë i vështirë menaxhimi i rrjeteve sociale e përdornin disa kompani, tani e përdorin në masë.
Pjesën e ikjes kemi kohë që vuajmë, kemi vështirë të gjejmë persona që janë të aftë dhe të kenë eksperiencë. Rritja e pagës minimale është qesharake duke parë realitetin, 40 mijë lekëshi është i ulët. Në shumë kompani mund të jetë fiktive. Kompanitë që të mbajnë pjesën e rinisë, duhet që veç rritjes së pagave duhet fokusohen dhe tek zhvillimi i tyre profesional që ata të ndihen që nuk po qëndrojnë tek i njëjti nivel, por që janë rritur janë avancuar. Personat që aktualisht janë në një marrëdhënie punë, duke u zhvilluar qëndrojnë në treg dhe kapin mundësitë e reja.
Pjesën e dixhitalizimit e kemi menduar për pjesën e zhvillimit të punonjësve s’e kemi menduar të zëvendësojmë personelin.
Arsimi është goxha pas, shumë teori dhe aspak praktike. Nuk ecin, si ecën koha dhe dixhitalizimi, do punë nga institucionet që të jenë pranë kompanive.



