Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bëri një deklaratë të paprecedent, ku thuhej se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim, të cilës i mbaron mandati në dhjetor.
Analisti Neritan Sejamini në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se kryeministri Edi Rama po kërkon të zbehë dhe dobësojë vlerën e deklaratave të ambasadores amerikane gjatë kësaj periudhe të mbetur nga përfundimi i mandatit të saj.
Ai tha se njoftimi zyrtar përmes Ministrisë së Jashtme i përfundimit të mandatit të Kim shkel çdo standard diplomatik.
Ambasadores Yuri Kim i mbaron mandati në fund të dhjetorit, në botë mandati është 3 vjet, ndërkohë SHBA ka nisur procedurat për ta zëvendësuar. Vendi pritës duhet të pyetet për emrin që do e zëvendësojë, por e gjithë kjo procedurë është konfidenciale dhe deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Anormale është që për herë të parë ministria jashtme jep këtë njoftim, sepse s’ka pasur një rast, që Shqipëria të jetë e para që kësaj i mbaron mandati dhe do vijë dikush tjetër. Duke qenë se shkel çdo standard diplomatik mendoj se është bërë e qëllimshme sepse ne mund të themi se çfarë ndikimi ka kjo në opinion publik. Është që vlera e atyre që thotë ambasadorja tani nuk ka më vlerë. E ka bërë për të zbehur rëndësinë e deklaratave të Kim nga tani e në vazhdim, për të dobësuar rëndësinë e saj. Sa i përket kohës ajo mund të zgjasë deri në 6 muaj deri sa të vijë ambasadori tjetër. Ne jemi të sigurtë që edhe pse është bërë ky njoftim, ai i riu s’ka për të ardhur para shtatorit të vitit tjetër dhe Kim nuk ka marrë emërim tjetër. E gjitha është për të zbehur rëndësinë e deklaratave të saj.



