Qori: Kjo që po ndodh në shesh është historike, qytetarëve u është zgjuar shpresa

Qori: Kjo që po ndodh në shesh është historike, qytetarëve u është zgjuar shpresa

Kreu i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se kjo që po ndodh me protestën qytetare është historike.

 

Sipas tij pavarësisht tentativave për ta përçarë ata kanë qëndruar aty.

 

Ky është një proces historik, kurrë kaq shumë njerëz nuk kanë protestuar dhe kaq gjatë. Pikat kulmore, kanë qenë në shesh mbi 100 mijë vetë. Edhe me dëshmitarë nga vitet '90-'91, më kanë thënë se këto kanë qenë më të mëdha.

 

 Janë historike, anti sistemore, kundër qeverisë, oligarkisë, mediave të olgiarkëve. U kanë zgjuar shpresën qytetarëve. 37 ditë të rrish me orë të tëra në këmbë, janë sakfricë. Kam qenë përditë edhe në marshim. Gjithëkund vëren qytetarë që duartrokasin protestuesit. 

 

Kjo që po ndodh është historike, një process pa kthim. Pavarësisht tentative për ta përçarë, për ta përçmuar, për teori konspirative, qytetarët vijojnë të qëndrojnë, është dita 37 dhe nuk mbaj mend një moment tjetër të historisë tonë që protestojnë kaq shumë njerëz dhe do të vijojnë derisa të arrihet objektivi kryesor, dorëheqja e qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy